Frika nga koronavirusi, Kyrgios tërhiqet nga US Open

https   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 200802100617 nick kyrgios us open 1100x620

Tenisti Nick Kygios ka njoftuar tërheqjen e tij nga turneu i US Open për këtë vit si pasojë e pandemisë së koronavirusit, në një postim ku shprehet se “një vendim i tillë i dhemb thellë në shpirt”.

Kjo tërheqje konsiderohet si një goditje e rëndë për këtë turne tenistik, i cili do të mbahet pa tifozë në Flushing Meadows në Nju Jork dhe ku lojtarët do t’iu nënshtrohen masave strikte.

Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale 25 vjeçari Kyrgios kritikoi dhe sjelljen e shumë lojtarëve të tjerë të tenisit përgjatë ditëve të izolimit nga koronavirusi.

“Le të marrim frymë dhe të kujtojmë se çfarë është e rëndësishme, të cilat janë shëndeti dhe mbrojtja e komunitetit”, shprehet tenisti.