GP1, në “shtëpinë” e tij Hamilton fiton… edhe pa një rrotë

f1 1100x620

Hamilton nuk rresht të fituari, kësaj radhe edhe me tre rrota. Çmimi i Madh i Britanisë së Madhe në Silverston dhuron emocione, veçanërisht në xhirot e fundit, kur të dy makinat Mercedes të Hamilton dhe Bottas kanë probleme me gomat e tyre.

Rrota e dëmtuar e Hamilton nuk e pengoi të triumfonte në shtëpi

Për finlandezin Bottas defekti rezultoi vendimtar, nga momenti që nga vendi i dytë doli jashtë zonës së pikëve, ndërkohë që kampioni i botës arriti të triumfonte edhe duke kryer xhiron e fundit pa një rrotë funksionale.

Renditja zyrtare

Max Verstappen i Red Bull dhe ferraristi Leclerc kompletuan podiumin të një gare që përtej të papriturave tregoi se edhe këtë vit Mercedes është favoritja absolute për titull.