Itali, bie numri i të infektuarve, viktimat vijnë të gjitha nga një rajon

itali covid 1100x620

Italia raporton sot 8 të vdekur si pasojë e pandemisë së koronavirusit, një shifër kjo më e lartë se dita e djeshme, kur viktimat ishin pesë.

Fakti domethënës vjen nga prejardhja e viktimave, të gjitha nga rajoni i Lombardisë. Totali i të vdekurve në këtë mënyrë shkon në 35.154.

Ndërkohë, të prekurit e rinj nga COVID-19 239, një statistikë në ulje kjo nga ditët e kaluara, ndoshta  e justifikuar edhe me numrin më të ulët të testeve gjatë fundjavës.  

Çdo rajon i Italisë regjistron sot të paktën një rast të ri, ndërkohë që rastet totale kanë kaluar pragun e 200 mijë personave.