Kampet verore të fëmijëve, vatrat e reja të koronavirusit në SHBA

Untitled collage 28 1100x620

Qindra fëmijë të moshës mesatare 12 vjeç kanë rezultuar të prekur nga virusi gjatë pushimeve të tyre në një kamp veror në Georgia. Pozitivë kanë dalë dhe një pjesë e stafit asistues.

Lajmi konfirmohet nga CDC, autoritet federal i shëndetësisë, i cili sqaron se 260 persona janë të infektuar me koronavirus në këto kampe, nga 344 testime të kryera.

Ngjarja ka sjellë një reagim të gjerë në opinion publik duke shtuar dhe më shumë polemikat nëse duhen hapur shkollat apo jo, një kërkesë e trumbetuar shumë dhe nga presidenti Donald Trump.