Kandidatët e PD për zgjedhjet, nesër mblidhet Kryesia dhe Këshilli

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë nesër Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, ku pritet të vendoset për krijimin e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve për deputetë që do të përfaqësojnë subjektin që ai drejton në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ky Komisioni do të jetë i përbërë nga 5 persona dhe do të asistohet nga Sekretariati ndihmës i Komisionit i përbërë nga dy persona. Ai do të bëjë vlerësimin e çdo kandidati, nëse përmbush apo jo kriteret e parashikuara me detaje në udhëzimin për funksionimin e procesit.

Deri në këto momente mësohet se dy prej themeluesve të PD, Genc Ruli dhe Besnik Mustafaj do të jenë pjesë e kësaj strukture të re, ndërsa 3 emrat e tjerë janë ende sekretë.

Sipas PD, ky është një model i konservatorëve britanikë dhe republikanëve amerikënë, i cili u votua në Kuvendin Kombëtar të demokratëve në ndryshimet statutore.