Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Koronavirusi, apeli i mjekut Kalo: Mjekët e spitaleve Covid kanë nevojë për pushime, të rinjtë të shmangin lokalet

Nga A2 CNN
2 Gusht 2020, 09:22 | Aktualitet
Koronavirusi, apeli i mjekut Kalo: Mjekët e spitaleve Covid kanë

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale në lidhje me situatën e krijuar në javët e fundit në lidhje me pandeminë e koronavirusit, ku rastet e personave të infektuar janë shtuar ndjeshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kalo ka një apel të veçantë për të rinjtë, ku iu kërkon atyre të shmangin qëndrimin në bare dhe lokale pasi dhe ata janë shumë të rrezikuar.

Mes rreshtash, Kalo shkruan se dhe mjekët e spitaleve Covid tashmë kanë nevojë për të bërë pushime dhe rimarrë energjitë pasi janë duke u përballur në vijën e parë të frontit ndaj virusit prej muajit mars.

Pjesë nga postimi i Tritan Kalos

Më pak grumbullime në plazhe e mjedise dëfrimi ju më të rinjtë e këtij vendi. Rrezikoni shëndetin tuaj, por jo pak edhe atë të prindërve, të afërmve dhe miqve tuaj…..Jeta është e pakthimtë, e paçmimtë dhe shumë e vlertë për ju dhe ardhmërinë e Trojeve Arbërore. Kemi më shumë shtrime të të rinjve në mjediset tona, por edhe jo pak humbje jetësh në mesin e tyre.

Ne jemi në punë të përkushtuar për ruajtjen dhe përkujdesin ndaj shëndetit tuaj, por edhe personeli i Shëndetësisë Publike dhe jo vetëm e ka të domosdoshme rigjenerimin e energjive dhe pushimet, sepse shumica janë prindër dhe duhet të kujdesen edhe për pushimet e shëndetin e fëmijëve të tyre dhe vetveten.….besimi dhe mirëkuptimi reciprok e bën edhe më të mundshme, përballjen me sfidën ndaj Sars-C0v2/Covid-19, me sa më pak humbje jetësh njerëzore dhe lëndimesh jo të pakta që mundet të krijojë kjo sëmundje në organizmat tanë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli