Kryeministri Hoti: Jam pozitiv ndaj COVID-19

Kryeministri kosovar Avdullah Hoti përmes një postimi në rrjetet sociale ka pohuar se i është nënshtruar testit kundër COVID-19 dhe ka rezultuar pozitiv.

Të nderuar,Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të…

Posted by Avdullah Hoti on Sunday, August 2, 2020

Sipas tij, përtej një kolle të lehtë nuk paraqet simptoma shqetësuese, por do të jetë në izolim “për dy javët në vazhdim”, duke kryer funksionet e tij nga shtëpia.