Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kupa e Shqipërisë flet për Teutën, Tirana pëson disfatë në finalen e “Air Albania”

Nga A2 CNN
2 Gusht 2020, 21:58 | Futboll

Nuk do të ketë “dopietë” për Tiranën. Ekipi i trajnerit Egbo, kampion në fuqi i Superiores, ka pësuar një disfatë në stadiumin “Air Albania”, duke u mundur me rezultatin 2-0 nga Teuta, që fiton kështu Kupën e Shqipërisë pas 15 vitesh në një finale pa spektatorë.  

Durrsakët kalojnë në avantazh që në minutën e dytë me Rustem Hoxhën, që realizon pas një goditje nga këndi. Teuta ka mundësi për të dyfishuar me Vilën, por më pas shtohet presioni i bardhebluve që me Torrasën, Ngo dhe Bathën rrezikojnë shpesh herë portën durrsake.

Teuta triumfon në finalen e Kupës së Shqipërisë

Pjesa e dytë paraqet më pak emocione, por durrsakët kanë mënyrë të vulosin fitoren e tyre falë një gafe të Kristi Vangjelit, i cili del “huq” me një top të krosuar mjeshtërisht nga Hebaj duke i hapur  rrugë Lorenco Vilës.

Tifozeria durrsake feston pas fitores së Teutës në Kupë

Një kupë aq e pritur nuk pati mundësi të festohej në ambientet e brendshme të stadiumit “Air Albania”, por ishin të shumtë mbështetësit e Teutës në Durrës por edhe në kryeqytet që me mbarimin e ndeshjes shpërthyen në festime për triumfin e merituar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani