Motori i “fast-food”-it përplas këmbësorin në Vlorë

aksidenti 1100x620

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku një motor që përdoret për shpërndarjen e ushqimit të shpejtë përplasi një person që po kalonte rrugën.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe këmbësori është dërguar në spital me fraktura dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i motorit është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje rreth hollësive të ngjarjes që çuan në këtë aksident.