Pas Vrionit, një tjetër shqiptar pret sot debutimin në Serie A

Kryeziu 1100x620

Serie A italiane mbyll sot sezonin e saj, por surprizat e këndshme për lojtarët me origjinë shqiptare nuk mbarojnë ende.

Pas debutimit të ëndrrave të Giacomo Vrionit, sulmuesit të Kombëtares kuqezi që debutoi dje me fanellën e gjigantëve të Juventusit në ndeshjen ndaj Romës, një tjetër lojtar me gjak shqiptar mund të hy sot në fushën e blertë.

Bëhet fjalë për mesfushorin qendror Altin Kryeziu, që radhitet në stolin e ekipit të SPAL në ndeshjen që ekipi i rënë tashme nga kategoria po luan me Fiorentinën.  

Futbollisti 18- vjeçar, lindur në Slloveni por me pasaportë shqiptare, shihet si një talent që meriton edhe një skenë të madhe si ajo e kampionatit italian.

Kryeziu ka luajtur 2 ndeshje me Under -17 të Sllovenisë, por teknikisht është ende i mundur një kalim tek Shqipëria.