Qeni që bën selfie apo macet në tualet, hapet konkursi për foton më komike të kafshëve

Një qen intelektual, një treshe kuajsh “të qeshur”, macet që qëndrojnë në distancë shoqërore janë ndër fotot pjesëmarrëse të këtij viti në konkursin e Fotove Komike të Kafshëve Shtëpiake.

Fotografitë e adhurueshme janë shkrepur nga pronarët e kafshëve nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar, të cilët shpresojnë të fitojnë çmimin prej 3000 paundësh.

Konkursi i veçantë, i cili tashmë mbahet çdo vit u themelua nga Paul Joynson-Hicks dhe Tom Sullam.