Rikthehen zjarret e “ferrit” në Los Angeles, mijëra të evakuuar

Mijëra persona janë evakuuar nga rajoni i luginës Cherry në Los Angelos, si pasojë e disa vatrave të mëdha zjarri që kanë përfshirë zonën prej ditës premte.

Temperaturat e larta dhe era e fortë kanë ndihmuar zjarret të përhapen me shpejtësi të madhe duke shkrumbuar çdo gjë që kanë gjetur përpara në një sipërfaqe prej 12 mijë hektarësh.

Më shumë se 370 zjarrfikës, helikopterë dhe avionë janë angazhuar për shuarjen e vatrave, por situata mbetet ende e rëndë, ndërkohë që autoritetet po përgatiten për të evakuuar banorë të tjerë.