Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rregullat e distancimit? Republikanët amerikanë i mbyllin derën medias

Nga A2 CNN
2 Gusht 2020, 08:20 | Bota
Rregullat e distancimit? Republikanët amerikanë i mbyllin derën

Republikanët amerikanë do të mbajnë konventën e tyre në fund të muajit gusht në Charlotte të Karolinës së Veriut dhe menjëherë kanë shpërthyer polemikat.

Me një vendimmarrje të paprecedentë në historinë amerikane moderne, organizatorët e konventës kanë vendosur që ajo të zhvillohet pa praninë e medias. Si arsye është nxjerrë zbatimi i rregullave të distancimit social për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Pra gazetarët nuk do të jenë në ngjarjen më të madhe të Partisë Republikane, ku delegatët do të votojnë për të nominuar formalisht Donald Trump për të garuar në zgjedhjet e 3 nëntorit për një mandat të dytë.

Megjithatë bëhet me dije se transparenca nuk do të mungojë pasi i gjithë procesi i votimit do të transmetohet drejtpërdrejtë online.

A2 CNN Livestream

Dita jonë