Socialë, por jo të distancuar sipas rregullave të pandemisë

Edhe pse autoritetet shëndetësore në mbarë botën vijojnë të bëjnë thirrje se distancimi social është një ndër masat kryesore dhe të pakta për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit, ky paralajmërim bie në vesh të shurdhër kur bëhet fjala te të rinjtë.

Një tjetër natë, një tjetër fundjavë është shënuar me thyerjen e këtyre rregullave në Britaninë e Madhe, ku mijëra të rinj të socializuar me njëri-tjetrin, por jo të distancuar sipas rregullave të reja kanë festuar në lokalet dhe pub-et kryesore deri në orët e para të mëngjesit.

Fotot janë shkrepur në Manchester dhe Blackpool dhe tregojnë se jeta e natës është kthyer si në normalitetin para pandemisë.