Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Ulet për të bërë selfie, turisti dëmton rëndë skulpturën

Nga A2 CNN
2 Gusht 2020, 08:46 | Bota

Një turist austriak është bërë pjesë e një episodi aspak të këndshëm në një muze në Itali, pasi nga pakujdesia ka dëmtuar një skulpturë tepër të rrallë.

Ngjarja ka ndodhur në muzeun e Possagno-s në Trevisso kur turisti u ulu pranë skulpturës së “Borgjezes Paolina” të Antonio Canovas për të bërë një selfie, por aksidentalisht i theu gishtat e këmbës.

Presidenti i fondacionit “Antonio Canova”, Vittorio Sgarbi ishte ai që denoncoi këtë ngjarje të pazakontë dhe kërkoi nga autoritetet të vendosin autorin përpara drejtësisë dhe shlyerjen e dëmit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu