Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vala e përhapjes së koronavirusit, Trump: Doktor Fauci e ka gabim

Nga A2 CNN
2 Gusht 2020, 13:29 | Bota
Vala e përhapjes së koronavirusit, Trump: Doktor Fauci e ka gabim

Presidenti amerikan, Donald Trump i është “kundërvënë” ekspertit për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, duke u shprehur se ai bëri gabim kur tha se rritja e të infektuarve në SHBA erdhi si pasojë e masave jo të forta sa duhej të izolimit.

Më herët, doktor Fauci deklaroi në Kongres se pabarazia e përhapjes së pandemisë në SHBA dhe vendet e tjera të Europës mund t’i atribuohet vetëm masave shtrënguese të ndërmarra.

Fauci mendon se vendet e tjera të Europës mbyllën rreth 95% të ekonomisë së tyre gjatë javëve të izolimit ndërsa SHBA vetëm gjysmën e saj.

Presidenti Trump duket se nuk është shumë dakord me këto deklarata dhe shprehet se “Numri i lartë i të infektuarve vjen pasi në Shtetet e Bashkuara janë kryer më shumë teste se në çdo vend tjetër”.

Dhe në fakt, sipas të dhënave më të fundit, që nga nisja e pandemisë në SHBA janë kryer më shumë se 56 milionë testime për koronavirus.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani