Vllaznia mund Besëlidhjen dhe mbetet në Superiore

vllaznia 2 1100x620

Vllaznia do të luajë në Superiore edhe sezonin e ardhshëm. Ekipi shkodran mundi Besëlidhjen 3-1 në një derby verior plot emocione.

Ndeshja fillon me një Vllazninë  që pothuajse dominon lojën, dhe kalon në avantazh në minutën 15 me një goditje  të Arsid Krujës që kalon përmes këmbëve të gjithë kundërshtarëve dhe shtang portierin Vukasinovic.

Por vetëm 3 minuta më vonë është Herald Marku që shënon një gol që do të çonte “Loro Boriçin” në këmbë, po të ishte plot me spektatorë. Shkodrani merr një top në mesfushë, dhe pas pak hapash shpërthen një goditje të hatashme, e denjë të një Roberto Carlos, duke çuar në delir Vllazninë.

Por lezhjanët e Besëlidhjes nuk kanë ardhur në Shkodër për të luajtur rolin e antagonistit, dhe shkurtojnë rezultatin falë një intuitë të bukur te sulmuesit Xhorxhevic, në minutën 38.

Në pjesën e dytë, tensioni midis skuadrave që luftojë për të luajtur në Superiore sezonin e ardhshëm është i fortë, por shuhet në minutën e 79 kur veterani Gilman Lika shënon golin e qetësisë për shkodranët. Festa në qytet mund të fillojë.