Basha: Në shtator nisim fushatën elektorale

WhatsApp Image 2020 08 03 at 14.03.48 600x338

Emërimi i anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit brenda Partisë Demokratike, që do të bëjë edhe përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare, u vlerësua nga kreu i kësaj partie, Lulzim Basha.

“Përmes këtij procesi, ne kemi të identifikuar jo vetëm ata që do të përzgjidhen për kandidatë për deputetë, por edhe drejtues të qeverisjes vendore, këshillave bashkiakë dhe qeverisjes qendrore. Më të mirët e më të mirëve për të sjellë ndryshimin që presin shqiptarët, zhvillim dhe punësim”, u shpreh Basha gjatë mbledhjes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.

Anëtarësia do ta thotë fjalën e saj përsëri në shtator, kohë kjo, kur, siç u shpreh Lulzim Basha, opozita nis, de facto, fushatën elektorale.

“Muaji gusht do të jetë muaj pune intensive. Krahas përzgjedhjes së kandidatëve ne do të finalizojmë programin qeverisës të vendit, do të ngremë strukturat drejtuese të fushatës elektorale dhe organizojmë partinë për zgjedhje, duke nisur nga qendra e votimit e deri tek selia qendrore në Tiranë. Në shtator nisim fushatën elektorale, e cila do të mbyllet me fitoren e zgjedhjeve dhe hapjen e një kapitulli të qeverisjes për qytetarët dhe me qytetarët”, u shpreh Basha.