Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Gjendet i vrarë me armë zjarri i moshuari në Fushë-Prezë

Nga A2 CNN
3 Gusht 2020, 18:07 | Kronikë
Gjendet i vrarë me armë zjarri i moshuari në

Policia e Shtetit bën me dije se një i moshuar është gjetur i vrarë me armë zjarri në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, në rrethana ende të paqarta.

71 vjeçari A.B. u gjet i gjakosur në anë të rrugës nga banorët e zonës të cilët lajmëruan policinë.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë rrethimin e zonës. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë