Infermierët në Kosovë, protestojnë për rritje të pagës

INFERMIERET KOSOVE MB.duplicate frame 794 1100x620

Duke respektuar distancën dhe me maskat mbrojtëse në fytyrë, infermierët dhe mamitë në Kosovë protestuan para godinës së qeverisë.

Në mesin e pandemisë që po merr dhjetëra jetë njerëzish në vend, ata kërkojnë rritje të pagesës për turnin e natës, nga 18 euro në 36 euro.

Sindikata e infermierëve dhe mamive tha se kërkojnë që qeveria të kthejë kokën nga ky komunitetit i cili po lufton në vijën e parë të betejës me Covid-19.

Pjesëmarrësit në protestë dorëzuan në mënyrë simbolike veshjet e tyre të punës.