Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Organizonte dasma në kohë pandemie, gjobë dhe mbyllje aktiviteti për administratorin e lokalit

Nga A2 CNN
3 Gusht 2020, 11:27 | Kronikë
Organizonte dasma në kohë pandemie, gjobë dhe mbyllje aktiviteti

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, administratorin e një lokali, pasi u konstatua se organizonte ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Lokali ndodhet në fshatin Verjon, Nikël, Fushë - Krujë, ku organizoheshin ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, në mënyrë të përsëritur. Për këtë subjekt me administrator shtetasin D. Ç., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani