Paralajmërimi i OBSH: Mund të mos ketë zgjidhje të thjeshtë për koronavirusin

OBSH VIRUSI MB frame 83 1100x620

Edhe pse shpresat për një vaksinë kundër koronavirusit janë të mëdha, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se mund të mos ketë kurrë një zgjidhje të thjeshtë për Covid-19.

“Nuk kemi një zgjidhje të thjeshtë për momentin, e mbase nuk do të kemi kurrë”, tha shefi i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë virtuale.

Deklarata vjen vetëm pak ditë pasi organizata paralajmëroi se pandemia me shumë gjasë do të ishte e gjatë. Një numër vaksinash po testohen rreth botës në përpjekjen për të gjetur antidotin ndaj virusit vrasës.

Kompania amerikane “Moderna”, por edhe universiteti i Oksfordit kanë njoftuar se modelet e testuara prej tyre dukeshin te sigurta dhe kishin nxitur reagimin imunitar kundër koronavirusit.