Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

PD zbulon emrat që do të zgjedhin kandidatët, “hera e parë në Shqipëri”

Nga A2 CNN
3 Gusht 2020, 11:07 | Politikë
PD zbulon emrat që do të zgjedhin kandidatët, “hera e

Partia Demokratike ka zbuluar sot emrat që do të përbëjnë Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve, një organ i ri që do të bëjë vlerësimin e çdo kandidati, nëse përmbush apo jo kriteret e parashikuara në mënyrë që të futet në listat zgjedhore.

Sipas PD, “Kjo është hera e parë në Shqipëri, ku kandidatët nuk përzgjidhen nga Kryetari i Partisë, por nga personalitete, brenda dhe jashtë strukturave të Partisë”.

https://www.youtube.com/watch?v=aUYKXFUKVxY

Bëhet fjalë për 5 anëtarë, figura të njohura të Partisë Demokratike ndër vite. I pari është ish-presidenti Bujar Nishani, në funksionin e Kryetarit  të Këshillit Kombëtar të PD, i pasuar nga ish-ministri dhe shkrimtari Besnik Mustafaj, ish-ministri dhe ekonomisti Genc Ruli, ish-deputeti, pedagogu dhe gazetari Mark Marku si dhe pedagogja dhe historiania Enriketa Papa.

Komisioni do të ndihmohet nga Sekretariati i përbërë nga Sahit Dollapi, Sekretar Organizativ dhe Ervin Minarolli, Sekretar i Burimeve Njerëzore.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani