Tensionet tek Inter, krisja me drejtuesit, Conte mendon largimin

CONTE INTER KRISJA frame 1750 1100x620

Marrëdhënia mes Inter dhe Antonio Contes duket më e ftohtëse kurrë. Pas deklaratës së teknikut zikaltër në përfundim të ndeshjes kundër Atalantës, se ai dhe futbollistët e Inter janë sulmuar vazhdimisht ndërkohë që mbrojtja nga ana e klubit ka qënë thuajse inekzistente, e ardhmja e Antonio Conte në drejtimin e Inter është vënë në pikëpyetje.

Tekniku italian konfirmoi raportet e krisura dhe pakënaqësitë ndaj klubit në ndeshjen e fundit të kampionatit kur u shpreh gjithashtu se do të vlerësojë situatën dhe të ardhmen në fundin e këtij viti. Por klubi nga ana tjetër është i bindur se i ka treguar ambiciet që në momentin që zgjodhi pikërisht Conten në krye të stolit, duke plotësuar edhe dëshirat për përforcime të trajnerit si në shembullin e Lukakut.

Megjithatë, merkato nuk është “molla e sherrit” në klubin milanez. Palët pritet të kenë një takim kokë më kokë dhe kjo mund të vij që në takimin e Europa League ndaj Getafe për të cilën zikaltrit kanë nisur përgatitjet prej kësaj të hëne.

Nëse çështja nuk merr një zgjidhje të menjëhershme, atëherë Inter do të duhet të mendojë për një trajner të ri, dhe emri i Maksimiliano Alegrit ka qënë gjithmonë një alternativë e pëlqyer nga drejtuesit. Conte kërkon që të mos ndërhyhet te vizioni i tij për skuadrën në mënyrë që të arrihet suksesi.

Nëse kjo gjë nuk do të realizohet atëherë atëherë rrugët mes tij dhe Inter mund të ndahen, me një vend të dytë dhe shumë pengje nga ky sezon.