Vdekshmëria nga koronavirusi në Shqipëri, Dasho: Është e lartë pasi testojmë shumë pak

Specialisti i Shëndetit publik Erion Dasho ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 ku foli në lidhje me fazën ku ndodhet pandemia e koronavirusit në Shqipëri dhe në botë.

Ai dha detaje për vendimin e Bashkimit Europian, i cili e konsideron Shqipërinë si një shtet me situatë të qëndrueshme me virusin dhe për këtë arsye i ka mbyllur dhe kufijtë.

Sipas Dashos, ekziston një lloj paqartësie në lidhje me vdekshmërinë në Shqipëri dhe e gjitha kjo ndodh për shkak të nivelit të ulët të testimeve që kryen.

“Bashkimi Europian ka një raport mes numrit të rasteve dhe popullsisë. Nëse ky numër del mbi 20 për 100 mijë banorë është vend në risk. Shqipëria e ka mbi 50 në dy javët e fundit dhe për këtë arsye nuk përfitojmë nga lëvizja e lirë. Këto raste që kemi janë masa e ajsbergut. Me numrin e vdekjeve që kemi mund të kemi rreth 500 raste të reja apo 1000 në ditë.

Ne testojmë shumë pak dhe prandaj niveli i vdekshmërisë na del më i madh. Ka persona me shenja të rënda dhe të lehta që nuk testohen. Mbi gjysma e rasteve janë asimptomatikë dhe nuk testohen. Kur shohim vdekshmërinë sipas moshës, një informacion që nuk bëhet i ditur, kuptojmë dhe cilësinë e mënyrës së trajtimit të pacientëve”, u shpreh Dasho.