Vrasja me thikë në Elbasan, Gjykata lë në burg Sanxhaktarin dhe Hajdarin

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe Ardjano Hajdarin, të cilët gjatë një konflikti me mjete të forta i shkaktuan vdekjen mikut të tyre Florian Lamçe.

Seanca gjyqësore u mbajt pa praninë e medias, ndërsa në pretencën e tij, prokurori Kreshnik Ajazi kërkoi arrest me burg për dy të pandehurit. Ndonëse pala mbrojtëse e përfaqësuar nga avokati Sokol Hazizaj, solli argumente se Sanxhaktari dhe Hajdari kanë qenë nën efektin e alkoolit kur janë konfliktuar me mikun e tyre dhe nuk e mbajnë mend sesi ka nisur. Por kjo nuk ka mjaftuar për ta bindur gjykatësen Pajtime Fetahu të vendose në favor te tyre, duke i cilësuar elementë të rrezikshëm për shoqërinë.

Edhe në seancën e sotme, Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari deklaruan se ishin të shokuar nga ajo çfarë ka ndodhur, madje nuk besojnë se kanë vrarë Florian Lamçen, pasi gjatë gjithë pasdites dhe mbrëmjes kanë pirë së bashku në disa lokale ne qytet. Në testin e kryer dy të pandehurit kanë rezultuar nën efektin e alkoolit.

Ndërkohë̈ nga goditja me sende të forta gjatë sherrit, tashmë është e konfirmuar se vdekjen Florian Lamçes ja ka sjellë një̈ goditje në kokë nga një̈ këmbë karrigeje që i ka sjellë çarje të kafkës si dhe një̈ çarje e aortës në parakrahun e majtë. Mësohet se në momentin kur janë dërguar nga spitali për në komisariat, Sanxhaktari dhe Hajdari kanë qenë të pavetëdijshëm, çka ka shtyrë grupin hetimor të ngre dyshime se kanë konsumuar edhe drogë.