Arrestohet 20-vjeçari, akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur

policia rrugore 600x338

Një 20-vjeçar në Durrës është arrestuar nga Policia e qytetit, sipas kësaj të fundit në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë  me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Sipas Policisë, i arrestuari, me iniciale N.B., banues në Durrës, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dhunë një vajzë të mitur 17-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.