Dëshira për të udhëtuar, kompania ajrore tajvaneze ofron fluturime pa destinacion

fluturimi askund frame 954 1100x620

Për të gjithë ata që nuk rrinë dot pa udhëtuar, “Eva Air”, një kompani ajrore tajvaneze, mundëson fluturim pa destinacion. Udhëtimi është parashikuar të kryhet në datën 8 gusht.

Pasagjerët do të presin biletat, do të kryejnë të gjitha procedurat e udhëtimit, por nuk do të shkojnë gjëkundi. Avioni do të ngrihet nga aeroporti i Taipeit, do të lëviz në ajër për tre orë dhe do të rikthehet në pikën nga u nis.

Nëse moti do të jetë i kthjellët pasagjerët do të mund të shohin disa nga atraksionet kryesore turistike të Tajvanit, ndërsa fluturojnë në avionin “Hello Kitty Dream”.

Drejtuesit e kompanisë thonë se e organizojnë këtë udhëtim për të qenë gjithmonë pranë dëshirave të klientëve.