Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Hyseni në Washington: Roli i SHBA në dialog, i pazëvendësueshëm

Nga A2 CNN
4 Gusht 2020, 11:19 | Kosova
Hyseni në Washington: Roli i SHBA në dialog, i

Roli i Shteteve të Bashkuara në dialogun Kosove-Serbi është i pazëvendësueshëm. Këtë e tha bashkërenduesi i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skënder Hyseni, pas takimeve të zhvilluara në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ndërsa theksoi se kishte siguruar mbështetjen e Uashingtonit në këtë drejtim, Hyseni i tha Zërit të Amerikës se dialogu me Serbinë duhet të marrë një dinamikë të re e duhet të kulmojë me njohje reciproke.

“Ka një përkushtim të pa luhatur në përkrahje te dialogut të nisur në Bruksel dhe për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dy vendeve”, pohoi Hyseni.

Ai shtoi se përshtypja për një mungesë bashkërendimi mes SHBA dhe BE ishte e gabuar dhe së shpejti do të kishte hapa konkrete të përfshirjes së Uashingtonit në dialog, krahas Bashkimit Europian

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani