Impakti në foto i shpërthimit në Bejrut

Video të tjera po shpërndahen online në lidhje me shpërthimin e fuqishëm që tronditi kryeqytetin e Libanit pasditen e së martës.

Në video shihet qartë se shumë njerëz janë lënduar dhe qindra banesa janë dëmtuar edhe pse kanë qenë larg nga epiqendra e shpërthimit.

Sipas të dhënave paraprake mendohet se shpërthimi ka ndodhur brenda portit në disa depo që mbanin eksplozivë ose fishekzjarrë. Deri tani raportohet për mbi 50 viktima.