Komisioni i Vlerësimit në PD, Mustafaj: Shpresoj të dal i paturpëruar

Dy kritikët kryesore të Lulzim Bashës në vitin 2017, Besnik Mustafaj dhe Genc Ruli, janë pjesë e ekipit që do të vlerësojë kandidaturat e PD për zgjedhjet parlamentare dhe vendore.

Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave zhvilloi mbledhjen konstituive, ku u njoh edhe me mbi 20 mijë emrat që anëtarësia e PD ka propozuar për deputetë dhe kryetarë bashkish.

Në përfundim të takimit prej nga 1 orë, në drejtimin e Lulzim Bashës, Mustafaj dhe Ruli  folën një proces që bazë do kenë transparencën. “Shpresoj të dal në fund të këtij procesi i paturpëruar, sepse është detyra më e vështirë, më delikate dhe komplekse që kam marrë ndonjëherë përsipër”, tha Mustafaj.

Por a do shërbejë ky proces, për të rikthyer të tjerë zëra kritike të Lulzim Bashës, në PD? Genc Ruli dha këtë përgjigje kur u pyet nga A2: “Besoj që edhe kjo ftesë që mu bë mua, një nga njerëzve kritikë është pikërisht shenjë e pjekurisë së PD. Ndihem i vlerësuar që mund të jap kontribut sot në përzgjedhjen e një ekipi sa më cilësor kandidatësh”.

Vetë lideri Basha, përmes një postimi në FB, ritheksoi se zgjedhja e kandidaturave dhe programi qeverisë mbi të cilën vijon punën PD, përfaqëson ndezjen e motorëve të fushatës për PD. Komisioni i Vlerësimit ka afat deri ne 15 shtator për filtrimin e kandidatëve.