Koronavirusi në Kosovë, rritet numri i viktimave në 24 orët e fundit

thumbnail infektivno ks 22 mart 1100x620

13 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit në Kosovë, një rritje e ndjeshme krahasuar me një ditë më parë ku u regjistruan 6 viktima. Sipas asaj që raportojnë autoritetet atje, shifra e çon në 269 numrin total të viktimave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 477 testime prej nga 225 raste janë konfirmuar pozitiv me Covid-19, numri total i rasteve është 9274 prej tyre 3815 aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë, shifër që e çon në 5190 numrin total të personave të shëruar nga koronavirusi.