Kukësi firmos me portierin Angelo Tafas

Tafas 1100x620

Kukësi zyrtarizoi lëvizjen e parë në merkato, pavarësisht bllokimit që FIFA ka vendosur që prej muajit janar.

Nënkampionët e vendit firmosën me Angelos Tafas, portierin 20-vjeçar nga Elbasani i cili është rritur në akademinë e klubit grek AEK.

Tafas, i cili më herët ka qenë pjesë e kombëtares kuqezi të 19-vjeçarëve dhe është grumbulluar me skuadrën e parë edhe nga ish-trajneri Kristian Panuçi, firmosi një kontratë 2-vjeçare me ekipin që tanimë drejtohet nga Skënder Gega.

 Portieri shqiptar do t’i bashkohet Kukësit ditën e enjte atëherë kur skuadra do të nisë edhe përgatitjet për eliminatoret e Europa League.