Probleme për Marquez, piloti spanjoll rrezikon mbylljen e Botërorit

MARQUEZ OPERIMI I 2 frame 550 1100x620

Nga ëndrra e rikthimit në kohë rekord në pistë e deri tek operacioni i radhës që mund t’i kushtojë Botërorin. Sezoni i Mark Marquez në MotoGP, rrezikon të mbyllet ende pa nisur mirë. 6 herë kampioni i botës u operua pak ditë pas aksidentit, në garën e parë të sezonit dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në krah e cila ka shfaqur ndërlikime në ditët e rikuperimit.

Marquez njoftoi se do të garonte fill pas rrëzimit, vetëm 5 ditë pasi ishte operuar, por në fundjavën e garës rezultoi e pamundur. Sforcimi për t’u rikthyer sa më parë në pistë, bëri që të dëmtojë pllakën metalike të vendosur në frakturën e krahut, si pasojë e akumulimit të stresit, duke e bërë të pashmangshëm operimin e dytë.

Pas Çmimit të Madh të Andaluzisë, 27-vjeçari do të mungojë tashmë në garën e Republikës Çeke në Brno që zhvillohet këtë fundjavë. Shanset e mbrojtjes së kurorës këtë sezon për Mark Marquez janë shumë të pakta duke parë diferencën me vendin e parë vetëm 2 gara nga nisja.

Fabio Cuartararo është piloti i momentit në MotoGP, ai që ka triumfuar në të dy garat e zhvilluara, ndërsa beteja e titullit duket se do t’i takojë Ducati-t dhe Yamaha-s.