Shkeli masat anti-Covid dhe organizoi dasëm, gjobitet administratori i lokalit

policia lokal nate vlore 1100x620

Policia e Kurbinit ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, administratorin e një lokali  në Fushë-Milot, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit Kurbin evidentuan restorantin në Fushë Milot që kishte organizuar dasma në kundërshtim me ligjin, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për këtë subjekt shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.