Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shkruajtën SOS në bregdet, shpëtohen 3 marinarët e mbetur në ishullin e shkretë

Nga A2 CNN
4 Gusht 2020, 17:39 | Bota
Shkruajtën SOS në bregdet, shpëtohen 3 marinarët e mbetur

Tre marinarë nga Mikronezia, të cilët kishim mbetur në një ishull të shkretë në oqeanin Paqësor pas një problemi në mjetin lundrues, u shpëtuan pasi shkruan mesazhin SOS në bregdet.

Tre burrat u gjetën në ishullin Pikelot në Mikronezi nga një helikopter i forcave australiane të mbrojtjes.

Marinarët ishin shpallur të humbur prej tre ditësh, me autoritetet në Guam që nisën kërkimet të shtunën, pasi ata nuk e përfunduan dot udhëtimin prej 42 km nga ishujt Pulawat në Pulap.

Mjeti i tyre lundrues përfundoi në ishullin e Pikelot, 200 km në perëndim të destinacionit.  Pasi pikasi mesazhin SOS, helikopteri australian u ul në ishullin e vogël duke i ofruar ushqim dhe ujë burrave që gjendeshin atje.

Helikopteri ishte nisur nga Canberra drejt Hawait për stërvitje detare, kur dalloi thirrjen për ndihmë.

Mikronezia, në perëndim të Paqësorit, përbëhet nga 600 ishuj të vegjël të shpërndarë përgjatë një sipërfaqe të madhe në oqean. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë