Shpërthim në një fabrikë kimike në Wuhan, 6 viktima

Screenshot 1 4 1100x620

6 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur nga një shpërthim në një fabrikë kimike pranë qytetit Wuhan, i njohur vitin e fundit si epiqendra e nisjes së pandemisë së koronavirusit.

Mediat zyrtare kineze kanë publikuar pamjet e zjarrit dhe resë së tymit që shkaktoi shpërthimi në fabrikë. Shkaqet janë ende të paqarta ndërkohë që hetimet vijojnë.

Në vendngjarje shkuan 14 zjarrfikëse dhe ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën pasi 5 persona që ndodheshin në fabrikë rezultojnë ende të humbur,