Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Tragjedia në Liban, solidarizohen liderët botërorë, kryeministri Diab: Përgjegjësit do ta paguajnë çmimin

Nga A2 CNN
4 Gusht 2020, 21:56 | Bota

Kryeministri i Libanit, Hassan Diab ka bërë një deklaratë që le hijë dyshime në lidhje me shpërthimin e fuqishëm që tronditi vendin dhe shkaktoi mbi 50 viktima dhe 2500 të plagosur.

Ndërsa bënte thirrje për mbështetje nga e gjithë bota për këtë ngjarje të rëndë, Diab deklaroi se përgjegjësit për këtë tragjedi do të marrin dënimin e duhur, duke lënë të nënkuptohet se ngjarja mund të mos jetë aksidentale.

“Iu bëj apel miqve tanë në të gjithë botën të qëndrojnë pranë Libanit në këtë moment të vështirë dhe të na ndihmojnë të shërojmë plagët. Kjo është një tragjedi kombëtare. Përgjegjësit për këtë katastrofë do e paguajnë çmimin. Ky është një premtim”, u shpreh kryeministri.

Menjëherë pas thirrjes për ndihmë shumë liderë botërorë shprehën mbështetjen për Libanin për të tejkaluar këtë moment të vështirë.

Shtëpia e Bardhë, përmes një deklarate për shtyp bëri me dije se është duke monitoruar nga afër situatën në Liban, ndërsa presidenti i KE, Charles Michel premtoi mbështetje dhe asistencë duke shtuar se unioni qëndron pranë popullit libanez dhe familjeve të viktimave në këtë moment.

A2 CNN Livestream

Dita jonë