Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Fillon punë Komisioni i Vlerësimit, Papa: PD po korrigjon disa të meta që ka pasur

Nga A2 CNN
5 Gusht 2020, 10:58 | Politikë
Fillon punë Komisioni i Vlerësimit, Papa: PD po korrigjon disa të

Pedagogia dhe historiania Enriketa Papa është një nga 5 pjesëtarët e Komisionit të Vlerësimit që sipas saj synon ekipin më të mirë të mundshëm midis kandidatëve të PD në zgjedhjet e ardhshme.

“Përgjegjësia është jashtëzakonisht e madhe”, thotë ajo për A2 , “dhe rritet edhe më shumë kur në këtë proces na është dhënë detyra për të sjellë një listë sa më dinjitoze jo vetëm për zgjedhjet, por edhe për qeverisjen dhe pushtetin lokal. Do jenë njerëz të propozuar nga anëtarësia dhe kjo është risia më e madhe që sjell Partia Demokratike”.

Puna e Komisionit parashikohet tejet e vrullshme, siç pohon edhe vetë pedagogia. “Koha është e limituar, deri në 15 shtator, dhe kemi një sasi jashtëzakonisht të madhe emrash. Brenda afatit ne duhet të përgatisim emrat, që më pas duhet të votohen nga anëtarësia me principin një anëtar, një votë. Përkushtimi ynë është serioz”.

Për sa i përket principeve të procesit të filtrimit, Papa sqaron ato të domosdoshëm. “Janë disa kritere, por kryesorja është pastërtia e figurës, një e shkuar pa problematika kriminale, mos qenia pjesë e strukturave të ish-sigurimit të shtetit, eksperienca dhe kontributi në parti, por kemi demokratizim edhe për emra që vijnë nga bota akademike. Do respektojmë natyrisht kuotën gjinore dhe të rinjtë, por do kemi vëmendje të madhe edhe për shtresën e të persekutuarve nga regjimi komunist”, thotë Papa.

https://a2news.com/2020/08/03/nishani-per-komisionin-e-vleresimit-te-kandidateve-fillimi-i-nje-rrugetimi-te-gjate-model-i-qeverisjes-se-ardhme/

Sipas saj “Partia Demokratike po korrigjon disa të meta që ka pasur, po sjell diçka të re, për mos të qenë thjesht një fasadë ku lideri vendos gjithçka, edhe listat zgjedhore, siç ndodh jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë Ballkanin”.

Historiania shton se ”po hapet partia edhe ndaj kritikeve, siç ka ndodhur me zotin Ruli, megjithëse ka kritikuar politikbërjen e partisë në këto 2-3 vitet e fundit. Liberalizimi i PD, ku anëtarësisë i është dhënë vendimmarrja, tregon se PD po ndryshon”, duke siguruar se anëtarëve të Komisionit u është garantuar liria në vendimmarrje, edhe pse debatet mund të jenë normale në një proces të tillë.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu