Inter në çerekfinale të Europa League, United provon të rinjtë ndaj LASK

33cec6dcf3279f801f66748896a0d620o2 1100x620

Inter dhe Manchester United janë ekipet e radhës që kalojnë në raundin e çerekfinaleve të Europa League pas Shakhtar dhe Copenhagen.

Zikaltrit fituan me rezultatin 2-0 në ndeshjen direkte ndaj Getafe, ndërsa “Djajt e Kuq” vinin në ndeshjen e dytë të sigurt, pasi kishin fituar të parën 5-0. Ekipi i Solskjaer fitoi me rezultatin e ngushtë 2-1 ndaj modestëve të LASK, në një ndeshje ku trajneri kishte menduar t’iu jepte më shumë kohë të rinjve.

Inter, ndryshe nga Manchester, kishte një ndeshje delikate pasi luante një përballje me një takim ndaj spanjollëve. Italianët kaluan në avantazh me Lukakun në pjesën e parë të takimit, pas minutash të tëra që flisnin për zikaltrit.

Në pjesën e dytë, në minutën e 74, Getafe kishte mundësinë më të mirë për të barazuar rezultatin nga pika e 11 metërshit, por e Molina humbi mundësinë. Disa minuta më vonë Eriksen, i sapofutur në lojë, shënoi dhe golin e dytë për ta kaluar Interin në raundin e radhës së kupës së vogël të Europës.