Kitara e “Mbretit” shitet në ankand për shifrën rekord

Untitled collage 5 1100x620

Kitara akustike Martin D-18 e vitit 1942 e “Mbretit” të muzikës rock and roll Elvis Presley u shit në ankand për 1.32 milionë dollarë.

Elvis e mbante këtë kitarë prej fillimit të karrierës së tij dhe i kishte vënë nofkën “Sessions Sun” sepse e përdori atë në studiot ikonike të “Sun” në Memfis për të regjistruar disa nga këngët më të njohura mes të cilave “That’s All Right (Mama)”, “Blue Moon of Kentucky” e “Good Rockin’ Tonight”.

Elvis e kishte blerë kitaren nga dyqani i pianove “O.K. Houck’s” në Memphis. Ai e dekoroi trupin e instrumentit me shkronja metalike të cilat formuan emrin e tij “ELVIS”. Shkronjat “ELVI” mbetën ndërsa “S-ja” mungon.