Koronavirusi, New York-u do të vendosë pika kontrolli në hyrje të qytetit

Untitled collage 3 1100x620

New York City po planifikon të vendosë pika kontrolli për karantinën në hyrjet kryesore të qytetit, për të kontrolluar udhëtarët që vijnë nga vendet e tjera të SHBA ku rastet me koronavirus janë në shifra të larta.

Sipas kryebashkiakut, De Blasio, udhëtarëve nga këto shtete do t’iu jepen të dhëna rreth karantinës dhe do iu shpjegohet se ajo është e detyrueshme.

“Do t’iu rikujtojmë se mosrespektimi i karantinës është një shkelje e ligjit dhe për këtë motiv do të ketë dhe penalitete serioze”, shtoi De Blasio.

Aktualisht autoritetet lokale kanë vendosur një karantinë 14-ditore për të gjithë udhëtarët që hyjnë në New York nga 30 shtete të ndryshme të SHBA.

I konsideruar si një prej shteteve të goditura më rëndë nga pandemia, Neë York-u nuk raporton asnjë vdekje të re nga koronavirusi prej 3 ditësh.