Kursi i këmbimit, zhvlerësohen ndjeshëm euro dhe dollari amerikan

MB EURO frame 309 1100x620

Tregu i këmbimit valutor ka pësuar luhatje të forta nga situata me pandeminë COVID-19. Rënien më të madhe e ka shënuar dollari amerikan, i cili sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë këmbehet aktualisht për 104,4 lekë, duke regjistruar nivelin më të ulët në gati tre vjet.

Monedha amerikane është nënçmuar me mbi 5 lekë kundrejt lekut në tre javët e fundit. Zhvlerësim të fortë ka pësuar edhe monedha e përbashkët europiane ditët e fundit. Sipas Bankës së Shqipërisë, euro zbriti të mërkurën në kuotën e 123,5 lekëve, niveli më i ulët që prej marsit, kur ekonomia u mbyll për shkak të masave të ndërmarra në kuadër të pandemisë.