Lezhë, kërkohej nga Interpol, arrestohet 51-vjeçari i dënuar në Itali

ekstradimi 1100x620
Foto ilustruese

Forcat e policisë në bashkëpunim me Interpolin kanë vënë në pranga sot një 51-vjeçar banues në zonën e Ishull Lezhës, të kërkuar nga autoritetet  italiane.

Bëhet fjalë për Anton Kolën, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane pasi Gjykata e Milanos e kishte dënuar me 6 vite e 10 muaj me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, vendim ky i vitit 2011.

Kola do të mbahet në arrest për t’u ekstraduar më pas drejt Italisë.