Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ndarje e re “territoriale”, opozita: Rama krijon 4 vilajete të paligjshme

Nga A2 CNN
5 Gusht 2020, 15:02 | Politikë
Ndarje e re “territoriale”, opozita: Rama krijon 4 vilajete të

Modelin e ndarjes së rajoneve që ndjek me Partinë Socialiste, kryeministri Edi Rama duket se po e shtrin edhe në qeverisje. Opozita thotë se përmes një ligji të ri, Rama po kërkon të ndajë vendin në 4 vilajete, duke marrë kompetencat e qarkut.

“Në muajt e fundit të qeverisjes, Ed Rama po thellon politikën e përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij. Miratimi i ligjit që ndan Shqipërinë në 4 rajone është kundër interesit të qytetarëve. Pas reformës së dështuar për ndarjen e Shqipërisë në 61 bashki, ky ligj largon akoma më shumë shërbimet nga njerëzit.

Qytetarët e 57 bashkive të vendit duhet të shkojnë deri në 1 nga 4 bashkitë qendër rajoni, për të marrë një shërbim të caktuar. Kjo do ta bëjë edhe më të vështirë sesa tani komunikimin mes pushtetit lokal dhe qytetarëve. Në këtë mënyrë qeveria centralizon pushtetin me të emëruarit e saj, duke dëmtuar rëndë interesin publik”, tha ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi.   

“Heqja e shërbimeve ndaj qytetarëve në vendin ku ata banojnë nuk i intereson Edi Ramës. Interesi i tij për miratimin e ligjit absurd që ndan Shqipërinë në 4 rajone është vetëm politik, elektoral dhe financiar.

Dy janë tiparet kryesore të ligjit që shkel me këmbë interesin e qytetarëve janë: centralizimi i pushtetit në duart e Edi Ramës dhe dërgimi i fondeve të Bashkimit Europian në duart e Edi Ramës”.

“Ky ligj sipas të cilit ndërtohen 4 rajone të reja apo 4 rajone në të cilat ndahet e gjithë Shqipëria është një vendim vetëm i qeverisë shqiptare. Edi Rama me të tijtë vendos që të ndajë Shqipërinë në 4 vilajete, apo 4 çifligje, të cilat qeverisen nga një dorë vetëm nga qeveria. Pra ndan Shqipërinë në 4 vilajete apo 4 çifligje. Çfarë do të thotë me fjalë të thjeshta? Do të thotë pushtim nga qeveria i pushtetit lokal. Sepse këto rajone i mbivendosen dhe i rrëmbejnë kompetencat qarqeve të cilët janë të përcaktuar qartësisht në kushtetutën e Shqipërisë e ku ndodhen atje edhe sot e kësaj dite. Pasi flitet shumë qartë që njësitë e qeverisjes vendore, në nenin 108 të Kushtetutës, janë komunat ose bashkitë dhe qarqet. Kufijtë e tyre thotë neni 108 pika 2, nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to.  Dhe çfarë ka ndodhur, me një ligj të thjeshtë që mund të miratohet edhe me 36 vota, i rrëmbehen kompetencat e zhbëhet një autoritet lokal i zgjedhur siç është qarku. Pra autoriteti i zgjedhur lokal, që zgjidhet  nga votuesit, nga shqiptarët, u rrëmbehet kompetenca dhe i jepet qeverisë e cila ngre institucionet e veta, qarqet e veta, vilajetet e veta, pashallëqet e veta”, tha nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

A2 CNN Livestream

Dita jonë