Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

PD akuza Ramës: Detyrimet e prapambetura, dështimi kuptimplotë i kësaj qeverie

Nga A2 CNN
5 Gusht 2020, 13:28 | Politikë
PD akuza Ramës: Detyrimet e prapambetura, dështimi kuptimplotë i

Partia Demokratike akuzon qeverinë se po e çon vendin në greminë me borxhet e pashlyera. Ish-deputetja Jorida Tabaku thotë se shifrat e sotme flasin për një borxh te grumbulluar prej 70 miliardë lekësh, ndërkohë që qeveria sipas saj, pretendon se do të rrisë shpenzimet në infrastrukturë si vit elektoral.

“Rritja e detyrimeve të prapambetura, që është kthyer në gangrenë, dëshmon se qeveria nuk ka një vizion të qëndrueshëm ekonomik. Mes kontratave me PPP që po përthajnë të gjitha taksat e shqiptarëve, qeveria ka fryrë më shumëse çfarë mundet dhe shpenzimet e buxhetit.”-shkruan Tabaku.

Kthimin e kursit të ekonomisë në pikiatë, thotë përgjegjësja për politikat ekonomike në PD, do t’ia japin politikat e reja fiskale të demokratëve, si taksa 9% për të punësuarit, heqja e tarifave të tepërta dhe përgjysmimi i lejeve dhe licencave.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu