Rikthehet Europa League, Shakhtar dhe Copenhagen kalojnë në raundin e radhës

6336047c6a8efcfb5e98d310a7948541o2 1100x620

Pas më shumë se 6 muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë, futbollit i është rikthyer dhe arena europiane aq shumë e ndjekur nga të gjithë sportdashësit.

Shakhtar Donetsk dhe Copenhagen janë dy të kualifikuarat e para për në raundin e ¼ të Europa League pasi kaluan respektivisht Wolfsburg dhe Instabul Basaksehir.

Ukrainasit fituan me rezultatin 3-0 ndaj gjermanëve të Wolfsburg në një ndeshje që u zgjidh vetëm në minutat e takimit. Ndeshja po shkonte drejt barazimit, por pas daljes me karton të kuq të dy lojtarëve nga të dyja skuadrat, Shakhtar gjeti rrjetën e kundërshtarit plot 3 herë nga minuta e 89 deri në 93.

Në ndeshjen tjetër kampionët e rinj të Turqisë nuk mundën të përballonin furinë daneze edhe pse kishin fituar në ndeshjen e parë 1-0. Instabul pësoi 3 gola pa mundur të shënojë asnjë duke u eliminuar nga Europa League.