Rritet bilanci i viktimave nga shpërthimi në Bejrut, mbi 300 mijë kanë mbetur pastrehë

31585272 0 image a 14 1596613450339 600x338

Është rritur në 135 bilanci i viktimave nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi Bejrutin një ditë më parë ndërkohë që të plagosurit janë mbi 5000. Autoritetet raportojnë se bilanci mund të përkeqësohet në ditët në vijim pasi shumë nga të plagosurit kanë plagë të rënda, ndërsa dhjetëra persona të tjerë janë shpallur të humbur.

Shpërthimi ka pasur dhe një impakt shumë të madh në zonën përreth portit, sa ekspertët mendojnë se dëme prej tij regjistrohen deri në një rreze 10 km. Sipas guvernatorit të Bejrutit nga përllogaritjet e deritanishme më shumë se 300 mijë persona kanë mbetur pa një strehë pasi shtëpitë e tyre janë shembur ose dëmtuar rëndë.

Fatura financiare mendohet të jetë shumë e madhe dhe shifrat paraprake flasin për një dëm që mund të arrijë deri në 3 miliardë dollarë. Ndërkohë që është shpallur gjendja e emergjencës për dy javë.