Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Aksident i frikshëm gjatë Turit të Polonisë, çiklisti përfundon në koma

Nga A2 CNN
6 Gusht 2020, 12:31 | Futboll

Çiklisti Fabio Jakobsen është në gjendje kome pasi të mërkurën u përfshi në një aksident të tmerrshëm në garën e fundit të Turit të Polonisë.

Holandezi u përplas me barrierat mbrojtëse ndërsa po luftonte për një vend në podium. Ai u dërgua menjëherë në spital në gjendje të rëndë dhe organizatorët e garës konfirmuan se ishte vendosur në koma për shkak të dëmtimeve që kishte pësuar në kokë dhe kraharor.

Një mjek i spitalit në qytetin Sosnoviec tha se gjendja e tij ishte e qëndrueshme por do t’i duhej të operohej në fytyrë dhe kafkë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë