Amnistia fiskale, Preçi: Struktura zbatuese, jo në varësinë e Tatimeve

Njësia Speciale që do të ngrihet për zbatimin e amnistisë fiskale duhet të jetë plotësisht e shkëputur nga Administrata Tatimore.

I këtij mendimi është eksperti për ekonominë, Zef Preçi, i cili edhe pse është skeptik mbi rikthimin e shqyrtimit të draftit në Shtator nga qeveria, deklaron se ligji ka nevojë për ndryshime rrënjësore.

Sipas Preçit, implementimi i një nisme të tillë vjen në një moment të papërshtatshëm për vendin, i cili është rikthyer sërish në listën gri të rrezikut për pastrimin e parave.

Teksa mungojnë vlerësime paraprake për të ardhurat që do të sjellë Amnistia Fiskale, eksperti Zef Preçi është skeptik mbi efektin që do të ketë nisma në arkën e shtetit. Parlamenti ka vendosur të shtyjë për në Shtator shqyrtimin e draftit pas kritikave të forta jo vetëm nga ekspertët vendas, por edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar si dhe Shoqata e Shqiptare e Bankave.